" /> ">

Bajerni interesohet për Rosicky

21/01/2014 17:40

Bajerni është duke marrë në konsideratë një lëvizje surprizë për mesfushorin e Arsenalit, Tomas Rosicky, informoi të martën e përdishmja “Evening Standart”.

33-vjeçari gjendet në fund të kontratës së tij me Arsenalin dhe nuk ka vendosur ende për qëndrimin në Londër.

Sipas gazetës, kjo ka bërë që Guardiola të ndjekë me vëmendje situatën, pasi ndonëse ka në skuadër yje si Gotze, Mueller, Ribery e Robben që mund të luajnë në të njëjtin pozicion, cilësitë e veçanta të Rosickyt vlerësohen nga kampionët e Gjermanisë si të dobishme në situata të caktuara që mund të verifikohen gjatë lojës.

Mesfushori i Republikës Çeke figuron që prej vitit 2001 në listën e futbollistëve të ndjekur nga Bajerni, i cili humbi atëherë betejën për blerjen e Rosicky me Dortmundin dhe në 2006-n me Arsenalin.

Top Channel