Aksident në Lushnjë, plagosen tre të rinj

21/01/2014 00:00

Tre persona janë plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur në
rrethrrotullimin e Çermes të Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur rreth ores
3.30 minuta të mengjesit të së martës dhe të plagosurit jane Desil
Velozaj 23 vjeç, Amarisa Dukaj 21 vjeç, Armando Binaj 34 vjeç te gjithe
nga Vlora.

Sipas policise shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe me te cilen po udhetonin tre te rinjte dhe terreni me lageshtire per shkak te motit.

Mjeti me targa italiane EP 987 XN, ka dale jashtë rruge duke u perplasur me disa goma automjetesh te vendosura ne ate vend per te evituar aksidentet e shpeshta. Dhe duket se gomat kane shpetuar jeten e tre te rinjeve te cilet u aksidentuan ne nje vend ku numri I viktimave me pare ka qene shume i larte.

Pas rreshqitjes mjeti eshte perplasur me nje shtylle elektrike te tensionit te larte duke e shkeputur ate nga vendi. Pas disa rrotullimeve, benzi eshte mbeshtjelle me telat e tensionit te cilat e kane mbajtur duke mos e lene te bjere ne kanal. Ne zonen ku ndodhi aksidenti eshte nderprere linja elektrike dhe kane qene kalimtaret e rastit ata te cilet kane dreguar per ndihmën e pare te plagosurtit ne spitalin e Lushnjes. Me pas ata jane derguar ne Tirane per mjekim te specializuar.

Top Channel