Vucinic-Guarin, Thohir bllokon gjithcka

20/01/2014 00:00

Reagimi negativ i tifozëve të Interit për shkëmbimin Vucinic-Guarin, ka detyruar presidentin e zikaltërve, Eric Thohir të ndërhyjë me një telefonatë nga Indonezia duke bllokuar gjithcka.

Mediat sportive italiane shkruajnë se Thohir ka kërkuar ndryshimin e formulës duke mos hequr dorë nga Guarin, por duke e dhënë atë huazim.

Menjëherë pas kësaj në tryezën e bisedimeve është hedhur ideja e një shkëmbimi të huazuar, që do të thotë që Vucinic do të kalojë në formë huazimi në Milano, ndërsa po me këtë formulë Guarin do kalojë në Torino.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse Juventusi do të bjerë dakort me këtë formulë, pasi një e tillë e mbërritur më parë nga Arsenali, është refuzuar nga bardhezinjtë që kërkojnë shitjen përfundimtare të sulmuesit malazez.

Ndërkohë lojtarët e përfshirë në këtë shkëmbim nëpërmjet agjentëve të tyre kërkojnë përfundimin e operacionit. Si Guarin ashtu edhe Vucinic janë shprehur qartë se kërkojnë të ndryshojnë fanellë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA