Seedorf e nis me fitore

20/01/2014 00:00

E ka nisur me një fitore aventurën e tij si trajner i Milanit Clarence Seedorf, i cili në debutimin e tij në pankinën kuqezi provon edhe shijen e fitores së parë.

Në javën e 20 të Serisë A, Milani mundi 1-0 Veronën pas një 11-metërshi të fituar nga Kaka dhe më pas të shndërruar në gol nga Balotelli.

Ndeshja në tërësi ka qenë e mbyllur, me disa raste të krijuara vetëm në sajë të kundërsulmeve, gjithsesi ajo që vlen më shumë në fund të këtij takimi për Milanin është ngjitja në kuotën e 25 pikëve.

Top Channel