
Franck Ribery pranoi se ka mbetur i zhgënjyer nga mosfitimi i Topit të Artë dhe tha se në përzgjedhjen e Cristiano Ronaldos “u përfshi politika”.
“Fitova gjithçka me skuadrën time, ndërsa Ronaldo nuk fitoi asgjë në vitin 2013. Nuk jam i trishtuar, por është diçka që të dhemb në zemër”, tha lojtari i Bayern Munchen për ‘Abendzeitung’.
“Nuk dua të keqkuptohem, jam krenar që isha në treshen finaliste, por e meritoja çmimin. Të gjithë më thonë që duhet ta kisha fituar unë Topin e Artë”, shtoi Ribery.
Francezi shprehu gjithashtu habinë që në skuadrën më të mirë të FIFA-s kishte vetëm 3 lojtarë të Bayern Munchen dhe shtoi se në këtë formacion mungonin edhe disa lojtarë nga Borussia Dortmund.
“Fituam 5 tituj, shkruajtëm historinë. Nuk e di çfarë duhet të bënin më shumë shokët e mi për t’u konsideruar më të mirët. Mendoj se në formacionin e vitit duhet të ishin edhe Mario Gotze e Robert Lewandowski pasi me Borussian arritën finalen e Champions”, tha Franck Ribery.
Top Channel