Operacion në shpatull për Mourinhon

20/01/2014 20:10

Trajneri i Chelsea, Jose Mourinho, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull gjatë të hënës, konfirmoi klubi londinez.

Portugezi, i cili në fundjavë iu gëzua fitores 3-1 të të tijëve kundër Manchester United, udhëtoi në Paris ku realizoi ndërhyrjen në një klinikë të specializuar.

“Jose Mourinho iu nënshtrua sot një ndërhyrje artroskopike, për shkak të një shqetësimi afatgjatë. Ai do të rikthehet në punë që të nesërmen”, shkruhej në një koment të Chelsea në “Twitter”.

50-vjeçari ka pasur probleme në shpatull që në adoleshencë dhe besohet se nga një dëmtim i ndodhur së fundmi, dhimbjet ishin përkeqësuar.

Top Channel