Hoeness: Bajerni, më i forti në botë

20/01/2014 20:30

Të qënit modest nuk është në stilin e Bajernit, siç tregoi qartësisht presidenti Uli Hoeness, i cili me sigurinë më të plotë pohoi se klubi bavarez është më i forti në Gjermani dhe në botë.

Gjigantët gjermanë arritën të bënin një tripletë historike në sezonin e shkuar, por nën drejtimin e Guardiolës ata duket se po bëjnë edhe më mirë se një vit më parë.

“Vazhdoj të mendoj se për momentin, Bajerni është skuadra më e fortë në botë”, tha Hoeness për “Bild”. “Nuk do të bëhem aq arrogant sa për të thënë që jemi të pathyeshëm, por jemi në pozicion të mirë për të qenë të tillë. Trajneri është i pari që duhet falenderuar për këtë”.

Bajerni ka një avantazh prej shtatë pikësh ndaj ndjekësit më të afërt në Bundesligë dhe një ndeshje për të rikuperuar, kur Bundesliga të rifillojë në fundjavë pas pushimit botëror.

I pyetur për strategjitë e skuadrës në merkato, Hoeness theksoi se blerjet e Janarit nuk janë në të cilat mbështetet një klub serioz, ndërsa shtoi se në mënyrë që të bëhen blerje, duhet të largohet më parë dikush nga skuadra.

Top Channel