Australian Open, Federer në çerekfinale

20/01/2014 00:00

Roger Federer i dha leksione tenisi francezit Jo-Wilfred Tsonga dhe kaloi në fazën çerekfinale të Australian Open.

Tenisti nga Zvicra fitoi 6-2, 7-5 dhe 6-4 në vetëm 1 orë e 52 minuta lojë. Federer tregoi një vazhdimësi që kishim kohë pa e parë dhe nuk e pati të vështirë të mundte numrin 10 të renditjes.

Tashmë, Federer do të përballet me britanikun Andy Murray, i cili nga ana e tij mundi francezin Stephane Robert 6-1, 6-2, 6-7 dhe 6-2.

Edhe Rafael Nadal kualifikohet

Rafael Nadal vuajti shumë për të mundur japonezin Kei Nishikori në 3 orë
e 17 minuta lojë dhe për të arritur kështu çerekfinalet e turneut
Australian Open.

Tenisti spanjoll fitoi në tre sete 7-6, 7-5 dhe 7-6, por duke shpenzuar shumë energji ndaj aziatikut që e vuri në vështirësi numrin 1 të tenisit të meshkujve.

Rafael Nadal e ka fituar Australian Open në vitin 2009 dhe është në kërkim të Grand Slam-it të 14 në karrierë që do e barazonte me Pete Sampras.

Në çerekfinale, Nadal do të ndeshet me bullgarin Grigor Dimitrov, i cili nga ana e tij mundi spanjollin Roberto Bautista Agut me rezultatin 6-3, 3-6, 6-2 dhe 6-4.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA