Australian Open, eliminohet edhe Sharapova

20/01/2014 00:00

Pas eliminimit të Serena Williams, një tjetër emër i madh i tenisit të femrave nuk vazhdon më tej në turneun Australian Open.

Rusja Maria Sharapova u mund nga sllovakja Dominika Cibulkova në 1/8 e finaleve të Grand Slam-it të parë sezonal duke i hequr një tjetër emër prestigjoz turneut.

Numri 24 i renditjes mundi rusen me rezultatin 3-6, 6-4 dhe 6-1. Sharapova u shfaq shumë e lodhur, me probleme në lëvizje dhe gjithashtu me probleme në shërbim.

Në këtë mënyrë, Dominika Cibulkova arrin për herë të parë në karrierë çerekfinalet e Australian Open. Sportistja nga Bratisllava do të ndeshet për një vend në gjysmëfinale me fituesen e çiftit Jelena Jankovic – Simona Halep.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA