Ancelotti: Jemi aty ku donim të ishim

20/01/2014 00:00

Carlo Ancelotti deklaroi se Real Madrid është në një pozicion shumë të mirë në kampionatin spanjoll pas hapave falsë të Barcelona dhe Atletico Madrid ditën e dielë.

Madrilenët e shohin veten në vend të tretë, 1 pikë më pak se katalanasit dhe “kushërinjtë” bardhekuq, të cilët janë të barazuar me pikë në krye. Trajneri italian tha: “Nuk besoj se rivalët tanë kanë një rënie pasi këtë javë kanë luajtur me njëri-tjetrin. Cdo ndeshje është e vështirë në kampionatin spanjoll. Nuk mund të fitosh gjithmonë, por ne kemi meritë sepse nuk u dorëzuam edhe kur humbëm ndaj Barcelonës dhe e pamë veten 6 pikë larg.”

“Jemi aty ku donim të ishim në fillim të kampionatit. Duhet të jemi të përqendruar në të gjitha kompeticionet ku jemi ende në lojë”, shtoi Ancelotti.

Në lidhje me goditjet e dënimit që ndahen mes Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, trajneri italian tha: “Kemi marrë vendim që Cristiano të marrë përsipër goditjet e dënimit në krahun e majtë të sulmit tonë, ndërsa Bale ato në krahun e djathtë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA