Australian Open, eleminohet Serena Williams

19/01/2014 00:00

Serena Williams, numri 1 i tenisit të femrave, është eleminuar nga Australian Open pasi në raundin e katërt u mund nga serbja Ana Ivanovic, numri 14 i renditjes botërore WTA-Tour.

Tre sete zgjati takimi i fituar nga sportistja ballkanase: 4-6, 6-3, 6-3. Williams kishte 24 fitore radhazi që nga gushti i vitit të kaluar dhe sapo kishte thyer rekordin e triumfeve në Australi (61), por në ndeshjen ndaj Ivanoviçit i mungoi lëvizshmëria në pistën e Rod Laver Arena.

Gjithashtu, tenistja amerikane bëri 31 gabime të paforcuara në krahasim me 15 të serbes.

“Jam e shokuar dhe e lumtur në të njëjtën kohë. Kurrë më parë nuk e kisha mundur Serenën dhe më vjen mirë që e munda në këtë turne të madh”, tha Ivanovic pas takimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA