Rrally Dakar, Peterhansel merr kryesimin

18/01/2014 00:00

Stephane Peterhansel e fitoi etapën e 12 të Rrally Dakar në Kili dhe ngjitet në krye të klasifikimit të përgjithshëm.

Piloti francez me makinën e tij “MINI”, i cili e ka fituar këtë event në 2013, i përshkroi 350 km nga El Salvador në La Serena në 3 orë, 38 minuta e 19 sekonda.

Ai la kështu pas pilotin nga Katari, Nasser Al-Attiyah, i cili e mbylli garën 3 minuta e 38 sekonda më vonë se Peterhansel.

Spanjolli Roma zuri vendin e tretë, gjë e cila e zbret atë nga vendi i parë në klasifikimin e përgjithshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta