
Reali i Madridit ka shkatërruar 5-0 në transfertë skuadrën e Betisit duke u ngjitur përkohësisht në krye të tabelës me pikë të barabarta me Barcelonën dhe Atletikon e Madridit.
Serinë e golave e hapi Topi i Artë i artë, Kristiano Ronaldo që në minutën e 10 të takimit, cka paralajmëroi një goleadë për madrilenët. 15 minuta më vonë, blerja më e shtrenjtë, Bale dyfishoi rezultatin, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë, Benzema pas trefishon pas një topi të marrë nga Modric.
Pjesa e dytë nis sërish me Realin në kërkim të golit të katërt që mbërrin në minutën e 62 të takimit, ndërsa në minutat e fundit, i riu Morata vulos gjithcka 0-5.
Pas kësaj fitoreje, Reali mbërrin në kuotën e 50 pikëve, po aq sa Barcelona dhe Atletiko që luajnë të dielën takimet e tyre të radhës.
Top Channel