NBA, Oklahoma mund Golden State

18/01/2014 00:00

Kevin Durant shënoi 54 pikë duke u bërë protagonisti kryesor në fitoren 127-121 të Oklahoma City ndaj Golden State.

Kjo është hera e parë këtë sezon që skuadra e Oklahomas shënon kaq shumë pikë në një ndeshje.

Ndërkohë, me 54 pikët e shënuara Kevin Durant përmirëson rekordin e tij personal dhe mban vendin e parë në renditjen e shënuesve më të mirë të NBA.

Shënuesi më i mirë për Golden State ishte Curry, i cili shënoi 37 pikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta