Serena Williams, rekord në Australi

17/01/2014 00:00

Numri 1 i Botës në tenis për femra, Serena Williams, mundi 2-0 me sete Daniela Hantuchova dhe kalon në raundin e katërt të Australian Open.

Fitorja e 61 e amerikanes në këtë turne e fut atë në historinë e Melburnit si tenistja që ka më shumë fitore në këtë fushë.

Kundërshtarja e saj e radhës do të jetë serbja Ana Ivanoviç, e cila mposhti 2-1 me sete favoriten e Australisë, Sam Stosur.

Novak Djokoviç e ka patur shumë të lehtë të kualifikohet dhe të vazhdojë rrugën drejt finales së Australian Open. Tenisti serb mundi 6-3, 6-3 dhe 7-5 Denis Istomin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA