Nga mbledhja e parë për këtë vit e Komitetit Drejtues të LSI-së,
kryeparlamentari Ilir Meta renditi si reformën e parë urgjente që duhet
bërë, ndarjen e re administrative.

“Askush nuk duhet të ketë shqetësim se ka ndonjë prapavijë të mbrapshtë politike. Nuk synohet asnjë lloj përsëritje e salamandrave të famshme, ku bëheshin dikur ligjet elektorale dhe asnjë lloj diskriminimi i askujt. Përkundrazi. Synohet konsensus i plotë, synohet gjithëpërfshirje dhe kjo gjë duhet bërë patjetër sa më shpejt, brenda këtij sesioni, në mënyrë që të kenë mundësi të gjithë qytetarët, të gjithë forcat politike të projektojnë fushatën e arshshme për zgjedhjet vendore”, tha Meta.

Kreu i LSI-së deklaroi se reforma ne drejtesi gjithashtu, pavaresisht se eshte me komplekse do te behet si kerkese e qytetareve per drejtesi, por edhe Bashkimit Europian ku duam të integrohemi.

“Askush nuk duhet të ndihet i privilegjuar apo i shmangur nga ndjenja e llogaridhënies”, tha Meta.

Kreu i LSI-së gjithashtu pershendeti vullnetin e treguar per te vendosur sigurine ne rruge dhe deklaroi se opozita, perpara se te kritikoje gjobat, duhet te beje autokritike per situaten e trasheguar.

Mesazhi i perseritur disa herë nga Ilir Meta ishte ai per t’u shkeputur njehere e mire nga tranzicioni, me te cilin ai identifikoi periudhen e perpara 23 qershorit.

“Jo duke menduar se ne nuk kemi lidhje me të kaluarën, sepse ne këtu kemi qenë edhe para 23 qershorit, por duke treguar forcën e reflektimit dhe duke mos përsëritur më as ne gabimet dhe problemet tona të para 23 qershorit”, tha Meta.

Top Channel