Kupa e Mbretit, Barça në 1/4, Neymar KO

17/01/2014 00:00

Leo Messi është rikthyer për të mos u ndalur më…

Me një dygolësh të tijin, Barcelona mposht sërish Getafe-n, këtë herë 2-0, dhe kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, pas fitores së thellë 4-0 në takimin e parë.

“Pleshti” zhbllokoi rezultatin në minutën e 43, pas depërtimit të Tello-s, dhe dyfishoi shifrat në minutën e 63 të takimit, pas një aksioni spektakolar me 5 driblime.

I vetmi lajm negativ i mbrëmjes, për katalanasit, ishte dëmtimi i Neymar, i cili la fushën në minutën e 27, pas një dëmtimi të pësuar në kavilje. Diagnozat paraprake flasin për një ndrydhje të kaviljes, duke përfshirë edhe tendinat peroneane.

Neymar doli nga fusha mes dhimbjesh të forta, pa e mbështetur dot këmbën në tokë, ndërsa mjeku i ekipit të Barcelonës, Ricard Pruna, tha folur menjëherë për “ndrydhje të kaviljes”. Dëmtimi ishte aq i rëndë sa që i shqetësuar u duk edhe i ati i lojtarit, i cili më pas duket se është qetësuar.

Neymar do t’i nënshtrohet testeve specifike në orët e ardhshme, por tani për tani bëhet fjalë për rreth 3 javë pushim.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta