Dortmundi ofron 7 mln euro për Ranocchia-n

17/01/2014 00:00

Ku ka zë, s’është pa gjë, thotë një shprehje popullore. Dortmundi pritet të formalizojë në fillim të javës tjetër ofertën e tyre për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit italian të skuadrës së Interit, Ranocchia.

Futbollisti nuk është në listën e lojtarëve të pashitshëm të zikaltërve, por ajo që mund të stepë skuadrën gjermane është cmimi i vendosur nga Interi. Zikaltërit kërkojnë 15 milion euro për të lënë të lirë mbrojtësin e tyre, ndërsa oferta jozyrtare e verdhezinjëve aktualisht është ndalur në 7 milion euro.

Sipas mediave gjermane, Klopp ka dhënë miratimin e tij për operacionin dhe e sheh Ranocchia-n si futbollistin ideal në qendër të mbrojtjes me katër shto këtu edhe avantazhin që mund të luajë edhe në Ligën e Kampioneve, ku Dortmund në 1/8 do të përballet me Zenitin e Shën Peterburgut.

Diferenca ofertë-kërkesë është e madhe në këtë rast, por mediat sportive në Itali dhe Gjermani shkruajnë se dy klubet mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për 10-12 milion euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA