Avokati mbrojtës: Riberi do të shkojë në Botëror

17/01/2014 00:00

Avokati mbrojtës i futbollistit Franck Ribery tha se klienti i tij do të shkojë në Botërorin “Brazil 2014” pavarësisht se ai po hetohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur.

“Edhe nëse të hënën jepet një vendim kundra klientit tim, neve kemi të drejtën ta apelojmë atë”, tha avokati Carlo Alberto Brusa.

Ribery dhe Karim Benzema u përfshinë para 5 vjetësh në një skandal seksual me Zahia Dehar, një prostitutë e mitur e cila më pas u bë shumë e famshme. Gjyqi ndaj dy lojtarëve të kombëtares franceze pritet të zgjasë deri në 23 janar të këtij viti dhe në rast se ata shpallen fajtorë, Ribery dhe Benzema do të dënohen deri në 3 vjet heqje lirie dhe 45 mijë euro gjobë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA