Real Madrid, në çerekfinalet e Kupës

16/01/2014 00:00

Real Madrid kaloi pa probleme në çerekfinalet e Kupës së Mbretit duke fituar 2-0 në fushën e Osasunës pasi ndeshjen e parë e kishte fituar po me këtë rezultat.

Cristiano Ronaldo dhe Angel Di Maria ishin shënuesit e golave për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

“Gjithmonë e kishim në dorë ndeshjen dhe për më tepër shënuam gol që në pjesën e parë. U treguam solidë në mbrojtje dhe duke u nisur nga kjo bazë, shënuam dy gola”, deklaroi pas takimit trajneri italian.

Tashmë, në turin tjetër të Kupës, madrilenët i pret Espanyol. Ndeshja e parë do të luhet të martën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA