Juve dhe Inter, “luftë” për Moratën

16/01/2014 00:00

Edhe pse Carlo Ancelotti mohoi kategorikisht se Alvaro Morata do të largohej nga Reali në merkaton e janarit, Juventusi dhe Interi duket se nuk ia kanë vënë veshin kësaj deklarate.

‘La Gazzetta dello Sport’ publikon se të dyja klubet italiane janë të gatshme të paguajnë deri në 13 milionë euro për sulmuesin e ri spanjoll.

Sipas gazetës sportive italiane, lojtari kërkon më shumë minuta dhe e sheh me sy të mirë transferimin në një klub prestigjioz si Juve apo Inter, ndërkohë që Reali mund të pranojë ofertë vetëm nëse do të ketë të drejtën të riblejë lojtarin gjatë viteve të ardhshme.

Juventusi po punon për të hapur vend në sulm për Moratën duke larguar Quagliarella-n. Ndërsa Interi po mundohet të shesë Guarin ose Ranocchia për të siguruar paratë e nevojshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta