
Pirelli do të qëndrojë furnizuesi i vetëm i gomave i Formulës 1 për tre vitet e ardhshme, duke nisur nga sezoni 2014.
Lajmi është bërë i ditur nga marka italiane dhe Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA).
“Federata dhe Pirelli, në bashkëpunim me ekipet kanë punuar për të rritur nivelin e sigurisë dhe performancës në kampionatin e Formulës 1. Për këtë qëllim janë futur ndryshime në Rregulloren Sportive të FIA-s në lidhje me testimet e gomave, gjë që do të lejojë Pirelli-n të vazhdojë të jetë furnizuesi i vetëm i gomave në interes të të gjitha palëve”, lexohet në komunikatë.
Rregullat e reja që kanë lidhje me gomat parashikojnë që një nga 12 ditët e testimeve para nisjes së sezonit të jetë i dedikuar vetëm për gomat e shiut dhe çdo ekip t’i dedikojë vetëm gomave një nga tetë ditët e testimeve gjatë sezonit.
Top Channel