UEFA publikon formacionin e vitit
15/01/2014 00:00
Pas më shumë se 6 milionë votave nga ana e tifozëve, UEFA ka publikuar “Skuadrën e vitit 2013” që përbëhet nga 4 lojtarë të Bayern Munchen, 3 të Real Madrid, 2 të PSG, një i Arsenalit dhe një i Borussia Dortmund.
Formacioni është ky: Manuel Neuer (Bayern), Phillip Lahm (Bayern), Sergio Ramos (Real Madrid), Thiago Silva (PSG), David Alaba (Bayern), Marco Reus (Borussia Dortmund), Gareth Bale (Real Madrid), Mesut Özil (Arsenal), Franck Ribéry (Bayern), Zlatan Ibrahimovic (PSG) dhe Cristiano Ronaldo (Real Madrid).
Bie në sy se për të parën herë pas 10 viteve, asnjë lojtar nga Barcelona nuk është pjesë e formacionit më të mirë të vitit të UEFA-s.
Top Channel