F1, prezantimi i Ferrarit në fund të muajit

15/01/2014 19:50

Ferrari do të prezantojë automjetin e ri të 2014-s në fundjavën përpara nisjes së provave të para sezonale në Herez de la Frontera, në fund të muajit Janar.

Lajmi u publikua të mërkurën në faqen zyrtare të Ferrarit, ku ftoheshin të gjithë fansat që të zgjedhin edhe dizenjon e tyre të preferuar, për njëvendëshen që do të konkurrojë në Botërorin e 2014-s.

Modeli i ri do të përzgjidhet midis pesë opsioneve, modelet “F14 T”, “F14 Maranello”, “F14 Scuderia”, “F166 Turbo” ose “F616” dhe të gjithë kanë të drejtën të votojnë.

Skuadra italiane bëri të njohur gjithashtu se do të publikojë fotot e automjetit të ri që do të drejtojë Alonso dhe Raikkonen në këtë sezon në datën 25 Janar, vetëm 24 orë përpara se McLareni të shndërrohet në skuadrën e parë që do të prezantojë makinën e saj.

Top Channel