Dolën pagat e ekzagjeruara të zyrtarëve të klubit, Real Madrid vihet në kërkim të spiunit brenda selisë
Shumë tifozë ultras të skuadrës së Tiranës kanë protestuar përpara godinës së bashkisë së kryeqytetit për gjendjen ku ndodhet aktualisht skuadra bardheblu, e cila rrezikon dhe rënien për herë të parë në histori nga Superliga.
Sipas grupimit të tifozëve “Ultras Fanatics”, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, që është njëkohësisht dhe presidenti i klubit është shkaktari kryesor i rrënimit të klubit me më shumë tituj në Shqipëri.
Ata i kanë kërkuar Bashës të mbajë premtimet e dhëna gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në vitin 2011.
Gjatë kohës kur tifozët e Tiranës kanë tentuar të kalojnë në trotuarin pranë bashkisë ka patur një përplasje të vogël me policinë e kryeqytetit, gjë e cila solli dhe bllokimin e qarkullimit për pak minuta.
Gjatë protestës së tyre, asnjë zyrtar i bashkisë nuk është takuar me tifozët e “Fanatics”.
Top Channel