Inter ndalet në barazim nga Chievo

14/01/2014 00:00

Inter u rikthye në vendin e 5 të renditjes, por humbi 2 pikë të çmuara, teksa u ndal në barazim 1-1 në “Giuzzepe Meazza” nga Chievo, ndërkohë që Sampdoria vazhdon ecurinë e saj pozitive, pas fitores 3-0 kundër Udinezes të mbetur me 9 lojtarë.

Zikaltrit, të cilët kërkonin fitoren e dytë në 7 takimet e fundit, u shokuan pas vetëm 8 minutash, kur Alberto Paloschi u la i pamarkuar në zonë dhe mposhti Samir Handanovic.

Të besuarit e Walter Mazzarri u rikthyen shumë shpejt në lojë, duke barazuar shifrat me Yuto Nagatomo-n, pas një pasimi të marrë nga Ricardo Alvarez. Christian Puggioni i Chievo-s dorëzohet 4 minuta më pas.

Nagatomo shënon sërish, për herë të dytë në më pak se 1 minutë, pas asistit të Jonathan, por arbitri akordoi një pozicion jashtë loje të dyshimtë. Inter dominoi pjesën e mbetur të ndeshjes, por nuk mundën të gjenin rrugën e golit, edhe për shkak të një mbrojtjeje të ngjeshur të Chievo-s.

Tashmë zikaltrit janë 20 pikë larg Juventus dhe 10 pas Napolit, në vendin e 3 dhe të fundit, që të dërgon në Champions (kualifikuese) për vitin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA