Pepe mund Espanyolin
13/01/2014 00:00
Real Madrid ka arritur të marrë 3 pikë vendimtare dhe të vazhdojë garën për titullin kampion në kampionatin spanjoll.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti 1-0 Espanyolin falë golit të Pepes në fillimin e pjesës së dytë.
Portugezi, përveç shënimit të golit, bëri një lojë mjaft të mirë edhe në repartin e mbrojtjes duke u shpallur dhe lojtari i ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje, Reali e sheh veten 3 pikë larg dy skuadrave kryesuese, Barcelona dhe Atletiko Madrid.
Top Channel