Ibra shënoi golin më të bukur të vitit

13/01/2014 00:00

Goli më i bukur i 2013-s u shënua nga Zlatan Ibrahimoviç, i cili u nderua në këtë kategori nga FIFA me çmimin “Puskas”, në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e së hënës.

Goli i mrekullueshëm i shënuar me rrofeshiatë nga distanca, të cilin mund ta shikoni midis 10 golave të përzgjedhur si më të mirët në videon bashkangjitur, u realizua prej Ibras në një ndeshje miqësore me kombëtares suedeze përballë Anglisë.

Goli i mrekullueshëm i Neymar në Kupën e Konfederatave dhe ai i sulmuesit të Benficës, Nemanja Matiç, ndaj Portos në kampionat, u përfshinë midis tre golave më të mirë të vitit.

Çmimi “Puskas” për golin më të bukur të vitit nisi të jepej në vitin 2009 dhe Ibrahimoviç ishte kandidat edhe për një gol të shënuar me Milanit ndaj Lecces, në edicionin e vitit 2011.

Përpara suedezit, këtë çmim e ka fituar Cristiano Ronaldo, Hamit Altintop, Neymar dhe Miroslav Stoch.

Kjo është video e 10 golave të përzgjedhur si më të mirët e vitit 2013, nga të cilët u përzgjodh si fitues rrjeta e Ibrahimoviçit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta