FIFA shpall rreshtimin më të mirë të 2013-s

13/01/2014 19:30

Përpara shpalljes së fituesit të Topit të Artë të vitit 2013, FIFA publikoi formacionin më të mirë të vitit, në të cilin gjenden katër futbollistë të Barcelonës, tre të Bajernit, tre të Realit dhe dy të Paris SG.

Rreshtimi më i mirë i vitit të lënë pas sheh Neuer në portë, Alves, Ramos, SIlva dhe Lahm në mbrojtje, Iniesta, Xavi, Ribery në mesfushë dhe Messi, Ibra e Ronaldo në sulm.

Pas shpalljes së fituesve, të 11 futbollistët u rreshtuan në mënyrë simbolike, për të pozuar si pjesë e një skuadre të vërtetë futbolli.

Nga fituesit e 2012-s, edicionit të shkuar të çmimit të përbashkët të organizuar nga “France Football” dhe “FIFA”, rikonfirmohen Messi, Ronaldo, Ramos, Alves, Iniesta dhe Xavi.

Pesë futbollistët që humbën vendin në formacionin më të mirë të botës janë Casillas, Pique, Marcelo, Xavi Alonso dhe Falcao.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA