
Të rralla janë familjet që ushtrojnë shumë lloje të sportit, si familja e Afrim Prekazit në Prishtinë.
Hendboll, futboll, ski, not, zhytje, gjimnastikë, basketboll etj. Janë disa nga sportet që Afrimi dhe të bijtë e tij, Arbëri e Petriti ushtrojnë.
Në një familje të tillë, patjetër se ka edhe kampionë. Në familjen 5 anëtarëshe, 3 prej tyre janë kampionë të sporteve të ndryshme.
Kryefamiljari Afrimi, gjatë jetës së tij ishte kampion në not, 4 here kampion me kërcime akrobatike në ujë, 10 vite zhytës, ndërsa si trajner hendbolli për 3 vite e gjysmë nuk ka humbur asnjë ndeshje me juniorë.
Arbëri 24 vjeç, si futbollist në ekipin Llamkos Kosova, mori titullin e kampionit në vitin 2010, ndeshje e cila si kurrë më parë në Kosovë mblodhi mbi 25 000 shikues.
Ndërsa ditë më parë, Arbëri u zgjoh i 6-ti në mesin e 10 futbollistëve më të mirë në vend nga Federata e Futbollit.
Suksesi nuk i mungon as sportistit më të ri të kësaj familje, Petritit. Ai është 22 vjeç dhe kampion në hendboll.
Petriti është pjesë e ekipit të hendbollit Prishtina e anëtar i përfaqësueses së Kosovës.
Përveç notit që bashkë me Arbërin kishin mësuar si fëmijë nga i ati, Petriti ka pasion për një sport tjetër pak më ekstrem, skijimi në terrene të rrezikshme.
Për Afrim Prekazin, sporti më i mirë do të ishte zhytja, të cilin u detyra ta braktiste për shkak të trupave te pajete që i duhej të nxirrte nga liqenet.
Kohën e fundit, kur pasioni Afrimit është peshkimi, fundjavat i kalon në vende bregdetare bashkë me siç thotë ai, dashurinë e parë, Valbonën.
Valbona dhe Erëza si dy femrat e vetme në shtëpi janë edhe të vetmet që nuk ushtrojnë sporte, por qe pa dyshim mbeten perkraheset dhe inkurajueset me te medha te sportisteve te familjes.
Familjet sportive në botë, një fenomen i jetës moderne
Janë të shumta familjet ku numri i anetereve qe ushtrojne sporte te ndryshme eshte me shume se dy apo tre.
Sipas nje hulumtimi te “Eurosport”, disiplinat me te preferuara ku tradita sportive perfshine te njejtin mbiemer ne te njejtin ekip jane disa: Se pari, volejbolli.
Fenomeni eshte vene re tek ekipet e femrava, te cilat ndihen shume komode kur strategjine e lojes e ndertojne me motren perkrah.
Loja padyshim qe merr tjeter dinamike. Basketbolli. Sporti dinamik qe kerkone shkathtesi dhe perqenrim, eshte me e perhapur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
NBA, numeron shume ekipe qe kane ne formacionin e tyre pjestare nga e njejta familje.
Artet marciale dhe karateja kane gjithashtu kete tradite. Breza te tere sportistesh kane lene gjyrme ne konkurse boterore, duke marre medalje te arta dhe vende nderi.
Skuadrat e vaterpolit kane gjithashtu shume lojtare nga e njejta familje.
Tashme per kampionatet Boterore te disiplines se ujit, nuk eshte me cudi numri i lojtareve me ADN te njejte.
Edhe pse jane ne disiplina te ndryshme,e vetmja gje qe qe i ben bashke te gjithe eshte deshira dhe pasioni per sportin, qe ne te shumten e rasteve trashegohet duke krijuar nje tradite te bukur krenarie.
Top Channel