Ekipi i Pajovës, një skuadër kushërinjsh

13/01/2014 00:00

Ekipi i futbollit të Pajovës nuk është si gjithë të tjerët. Pjesa më e madhe e lojtarëve të skuadrës përbëhet nga dy fise me të njëjtin mbiemër,Tabaku.

Debutuese në këtë sezon në Kategorinë e Tretë, skuadra që perfaqëson një komunë të Peqinit i ka habitur të gjithë kur në thuajse të gjitha takimet e deritanishme është paraqitur me shtatë lojtarë, të cilet kanë të njëjtin mbiemër të shënuar në fanellë.

Trajneri i skuadrës, Izet Kurti është optimist për formacionin dhe ka besim tek 7 “Tabaket”.

Ervin Tabaku dhe Altin Tabaku janë vëllezër dhe kanë kushërinj Banush dhe Edmond Tabakun.

Të katër lojtaret vijne nga nje fis. Nga ana tjetër, Elis, Mikel dhe Enkeled Tabaku janë kushërinj me njëri-tjetrin dhe përbejnë fisin tjetër që përfaqëson skuadrën e Pajovës.

Edhe pse duket sikur një fis mban gjithë skuadren, suksesi i ekipit qendron tek ftyma e grupit që kanë çunat me njëri-tjetrin.

Fshati i ka syte nga ata. Problemi i vetëm është mungesa e një fushe për stërvitje, pasi nuk kanë një të tillë.

Aktualisht, ambienti pas gjimnazit të Pajovës është kthyer në fushën e ekipit.

Janë optimistë për të ardhmen, pasi mendojne se skuadra mund të ecë shumë përpara nëse ka dhe motivimin e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA