Topi i Artë, Ribery: O sot, o kurrë!

11/01/2014 00:00

Mesfushori i Bajernit të Mynihut dhe i kombëtares franceze, Franck Ribery është i vetëdijshëm se sivjet ka mundësitë më të mira për të fituar “Topin e Artë”.

Në një intervistë të gjatë për “L’Equipe”, dy ditë para ndarjes së çmimit, ai flet për mundësitë e tij për të fituar trofeun prestigjoz dhe vlerëson rivalët që ka në këtë garë, Ronaldo dhe Messi. Ribery thotë se mes tij, argjentinasit dhe portugezit ka ndryshim në lojë dhe se nuk duhen vlerësuar në bazë të golave të shënuar.

“Unë kam dhënë maksimumin që të shmang dëmtimet dhe kam patur paraqitje të rregullta. Ronaldo dhe Messi shënojnë që të dy shumë gola dhe pavarësisht se e kanë penguar disa dëmtime këtë sezon, ai mbetet lojtari më i mirë në botë”, thotë Ribery.

“Unë besoj që mund të fitoj Topin e Artë dhe nëse e arrij, ia kushtoj familjes time”, thotë francezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA