Moratti viziton skuadrën

11/01/2014 00:00

Në heshtje, por gjithmonë në krah të skuadrës, sidomos kur ajo po kalon një periudhë të vështirë pas dy humbjeve radhazi, asaj ndaj Lacios na kampionat dhe Udinezes në kupë që i kushtoi eliminimin.

Presidenti i Nderit, Massimo Moratti dhe zv.presidenti Angelomario Moratti brenda në një diferencë kohore prej pak minutash zbarkuan në “Pinetina” për të ndjekur nga afër stërvitjen e skuadrës së drejtuar nga Mazzarri.

Vizita e presidentit historik të Interit që para pak muajsh hoqi dorë nga klubi duke dorëzuar aksionet tek miliarderi indonezian, Erick Thohir shihet si një mbështetje për skuadrën që s’është në ditët e saj më të mira.

Vizita ka marrë bekimin e Thohir, që nga Xhakarta qëndron në kontakte të përditëshme me familjen Moratti, sidomos në këtë periudhë merkatoje.

Megjithatë, për momentin mungon ajo që quhet goditje e madhe, për të cilën Mazzarri ka nevojë, edhe pse nuk e ka kërkuar me këmbëngulje. Gjatë vizitës së tij, Moratti shoqërohej nga drejtori teknik, Marco Branca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA