IFFHS: Jupp Heynckes, trajneri i 2013-s

11/01/2014 00:00

Bayern Munchen fitoi gjithçka gjatë vitit 2013, ndaj dhe është e paevitueshme që titullin e trajnerit më të mirë të vitit që sapo lamë pas, IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave) t’ia jepte Jupp Heynckes, ish-teknikut të bavarezëve, për atë ecuri të shkëlqyer që solli trofetë e Bundesligës, Champions-it dhe pa harruar Kupën e Gjermanisë.

Për gjermanin 68-vjeçar, i cili prej disa muajsh ka dalë në pension, duket se ka pasur një konsensus total: 216 pikë të fituara, kundrejt 101 të marra nga vendi i dytë, një tjetër gjerman, Jurgen Klopp i Borussia Dortmund.

Sa i përket Italisë dhe trajnerëve italianë, Antonio Conte, lider i pankinës së Juventus-it, renditet vetëm në vendin e 8. Jashtë liste dhe me zero pikë kanë përfunduar Ancelotti dhe Lippi.

Përpara teknikut të bardhezinjve, i cili ka marrë vetëm 3 pikë, ashtu si dhe kolegu i Benfikës, Jorge Jesus, janë renditur Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid (i treti me 61 pikë), Alex Ferguson i katërti (ish-trajner i United, me 33 pikë), Pep Guardiola i pesti (Barcelona, tashmë te Bayern, me 30 pikë), Arsene Wenger i Arsenal-it në vendin e 6 (29 pikë) dhe Jose Mourinho (ish-Real, tashmë Chelsea) në vendin e 7, në kuotën e 10 pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA