“Habemus numerus”, Alonso me numrin 14 në F1

11/01/2014 00:00

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, FIA, ka përcaktuar listën zyrtare për botërorin e Formula 1 të vitit të ardhshëm, me numrat relativë të zgjedhur nga pilotët.

Katër herë kampioni i botës, Sebastian Vettel, do të garojë me numrin 1, por për pjesën tjetër të karrierës së tij (kur të humbasë titullin) ka zgjedhur numrin 5.

Ashtu siç ishte bërë e ditur, Fernando Alonso ka zgjedhur 14-n, si numrin e tij të fatit. Spanjolli i Ferrari-t ka fituar numrin e kërkuar, siç bëhet e ditur edhe nga mesazhi i publikuar në Twitter: “Habemus Numerus”, shkruan piloti asturian në profilin e tij. Shoku i tij i skuadrës te Ferrari, Kimi Raikkonen, ka zgjedhur numrin 7.

Ndërkohë, 27-a do t’i përkasë Nico Hulkenberg, pavarësisht se është një numër shumë i dashur nga tifozët e Ferrari-t, për shkak se lidhet me historinë e të madhit Gilles Villeneuve. Hulkenberg do të vijojë aventurën e tij në Formula 1 me skuderinë Force India.

Numra të dyfishtë për pilotë të tjerë: Lewis Hamilton do të mbajë 44-n me Mercedes-in, 22-shi do të jetë për ish-shokun e tij të skuadrës te McLaren, Jenson Button. Adrian Sutil (Sauber) do të ketë 99-n, ndërsa 77-a i kalon Valtteri Bottas (Williams). Felipe Massa, i cili do të garojë për Williams-in në sezonin e ri, do të ketë numrin 19.

1. (5.) Sebastian Vettel (Red Bull)
3. Daniel Ricciardo (Red Bull Racing)
44. Lewis Hamilton (Mercedes-Benz)
6. Nico Rosberg (Mercedes-Benz)
14. Fernando Alonso (Ferrari)
7. Kimi Raikkonen (Ferrari)
8. Romain Grosjean (Lotus Renault)
13. Pastor Maldonado (Lotus Renault)
22. Jenson Button (McLaren)
20. Kevin Magnussen (McLaren)
27. Nico Hulkenberg (Force India)
11. Sergio Perez (Force India)
99. Adrian Sutil (Sauber)
21. Esteban Gutierrez (Sauber)
25. Jean-Eric Vergne (Scuderia Toro Rosso)
26. Daniil Kvyat (Scuderia Toro Rosso)
19. Felipe Massa (Williams)
77. Valtteri Bottas (Williams)
17. Jules Bianchi (Marussia)
–. Max Chilton (Marussia) (në pritje për tu caktuar)
–. Caterham (në pritje për tu caktuar)
–. Caterham (në pritje për tu caktuar)

Top Channel