Të gjthë të çmendur pas Pogba

10/01/2014 00:00

Paul Pogba është objekti i dëshirave i klubeve më të mëdha europiane: PSG, Bayern Munchen dhe Real Madrid janë vënë në radhë për yllin e Juventusit dhe kërkojnë që goditjen e madhe ta bëjnë gjatë merkatos së verës.

Gjithsesi, Juventusi nuk kërkon të privohet nga mesfushori i talentuar francez dhe mendon që t’i rinovojë kontratën deri në vitin 2018, me 4 milionë euro në sezon, por kjo nuk siguron shitjen e tij në fund të sezonit.

Në pole-position është PSG-ja e Nasser Al-Khelaifi. Klubi francez ka dalë hapur duke shprehur interesimin për Pogba dhe sigurisht që paratë nuk i mungojnë. Duhet pasur kujdes edhe Bayern së bashku me Real, dy klube që mund t’i japin jetë një ankandi dhe në këtë mënyrë, oferta për 20-vjeçarin mund të shkojë nga 50 deri në 70 milionë euro.

Gjithashtu, klubet e interesuara për Pogba i ofrojnë futbollistit plot 7 milionë euro në sezon dhe mbi të gjitha një projekt fitues që mund të joshë të riun.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta