Essien, alternativa për mesfushën e Milanit

10/01/2014 00:00

Ideja më e fundit e Adriano Galliani është Michael Essien. Duke qenë se tratativat për Fernandon e Portos kanë ngecur, Milani është në kërkim të një mesfushori që mund të aktivizohet në Champions League, të ketë eksperiencë dhe kosto të ulët.

Michael Essien i plotëson këto kushte dhe duke qenë se tek Chelsea i Mourinho nuk po gjen hapësira, lojtari ganez mund të jepet borxh tek kuqezinjtë.

Afrikani nuk ka luajtur asnjë takim në kampionat me Blutë, ndërsa është përjashtuar edhe nga lista Champions. Nëse do të mbyllet operacioni, Essien do të mund të luajë ndaj Atletico Madrid në 1/8 e finaleve.

31-vjeçari Essien ka luajtur gjatë karrierës me skuadra si Lyon, Chelsea dhe Real Madrid.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta