Bundesliga, Borussia heq dorë nga titulli

10/01/2014 00:00

Borussia e Dortmundit tërhiqet nga lufta për titull, të paktën në fjalët e kapitenit të saj, Sebastian Kehl.

Në një intervistë të publikuar në faqen e klubit, Kehl pranoi se forma e Borussias në pjesën e parë të sezonit mund të kishte qenë më e mirë dhe se 12 pikët diferencë janë shumë ndaj këtij Bajerni.

Pas 17 ndeshjeve të para të Bundesligës, kampionët e Europës në fuqi janë e vetmja skuadër ende e pamposhtur dhe Kehl tha: “Përmbysja e madhe. Është pothuajse e pamundur të mbërrihet Bajerni, por objektivi ynë është vendi i dytë. Unë jam i sigurt që do t’ia dalim deri në fund të sezonit”

“Ne kemi një seri objektivash si klub. Duam të jemi më të suksesshëm, duam të rikthejmë atë futboll spektakolar që kemi zhvilluar në vitet e fundit dhe të ngjitemi sa më lart në klasifikim”, shtoi Kehl.

Sipas kapitenit, me titullin në Gjermani pothuajse të paarritshëm, Borussia mund të përqendrohet tek Champions, ku ka një short relativisht të lehtë për raundin e një të tetave përballë Zenitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA