Konkursi ‘Albanian ICT Awards’ në fushën e teknologjisë së informacionit
dhe komunikimit ka hapur dyert për aplikantët për të dytin vit radhazi.
Për Ministren e Inovacionit, Milena Harito, nisma të tilla nxisin konkurrencën individuale dhe kreativitetin e të rinjve.
“Dua të vlerësoj nismën e ICT Media për të nxitur talentin përmes organizimit të shpalljes së çmimeve për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Shpreh angazhimin tim për të mbështetur nisma të tilla që nxisin zhvillimin e konkurrencës individuale, kreativitetit, aktivizmit të të rinjve dhe mirënjohjes për punët e tyre më të mira”, tha Harito.
Si përfaqësuese e akademikëve të suksesshëm shqiptarë në Gjermani dhe anëtare e jurisë së edicionit të parë të këtij konkursi, studiuesja Mira Mezini tha se vendi ynë mund të konkurrojë në fushën e IT-së me vendet e rajonit.
“Në Gjermani flitet për industrinë 4.0, për evolucionin e katërt industrial. Ne nuk e kam patur as të parin. Them në ICT kemi një shans për të konkurruar me një vend të madhësie të ngjashme”, tha Mezini.
“Ne i kemi dedikuar një kapitull të veçantë këtij evenimenti, pasi e kemi parë të rëndësishme dhe e kemi gjykuar që është një kontribut dhe është një arritje e suksesshme”, thotë themeluesi i ICTS Media, Kushtrim Shala.
Themeluesi i ICTS Media nxiti të interesuarit të aplikojnë në këtë konkurs. ‘Albanian ICT Awards’ mbështetet nga Fondacioni Mediatik ‘Dritan Hoxha’, filozofia e të cilit lidhet ngushtë me konceptin e nismës së konkursit mbarëkombëtar. Ashtu si vitin e kaluar, eventi do të vlerësojë individë dhe grupe pune në pesë kategori, Inovacioni, Mobiliteti, Akademiku, Tema e Diplomës dhe Ylli në Ngritje TIK i vitit.
Top Channel