
Presidenti i Atletico Mineiros, Alexandre Kalil, ka lajmëruar në Tëitter se ylli i klubit të tij, Ronaldinho Gaucho, ka rinovuar kontratën me bardhezinjtë.
Lajmi vjen në një kohë kur pritej transferimi tek Beshiktashi i ish-yllit të Barcelonës. Më 7 janar, një drejtues i klubit turk deklaronte: “Kemi nisur negociatat dhe kostoja e transferimit do të merret përsipër nga disa sponsorë.”
Sipas mediave braziliane, Kalil është takuar me vëllain e Ronaldinhos dhe ka arritur marrëveshjen për një rinovim kontrate me 1 vit tjetër.
Ronaldinho është transferuar tek Atletico Mineiro në 4 qershor 2012 dhe ka qenë një nga protagonistët kryesorë të fitores në Kupën Libertadores të vitit 2013. Ronaldinho ka zhvilluar 70 ndeshje dhe ka shënuar 26 gola me bardhezinjtë.
Top Channel