Kupa Mbretit, edhe Real një hap para

09/01/2014 00:00

Real Madrid ka sigluar një avantazh solid ndaj Osasunës në ndeshjen e
parë të raundit të 1/8-ave të Kupës së Mbretit, të fituar 2-0 në
“Bernabeu”.

Karim Benzema kaloi në avantazh “Los Blancos”-it pas një gjuajtjeje me kokë, duke shfrytëzuar krosimin nga një distancë e afërt të Luca Modric, në minutën e 18, përpara se talenti i “merengues”-ve, Jese, të shënonte golin e dytë pas rreth 1 ore lojë.

20-vjeçari arriti të dërgonte topin në rrjetë, vetëm pak minuta pasi Cristiano Ronaldo humbi një rast të pastër për të shënuar, e për t’i dhënë qetësinë ekipit të tij në lidhje me kualifikimin, teksa takimi i dytë do të luhet tashmë në Pamplona, më 15 Janar.

Në ndeshjet e së enjtes, Sociedad barazoi pa gola me Villarreal, ashtu si Rayo Vallecano me Levante. Një ditë më parë, Barcelona mposhti 4-0 Getafe-n me një dygolësh të Messi-t, ndërkohë që faza e 1/8-ave të Kupës së Mbretit nisi të martën me takimin Valencia-Atletico Madrid 1-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA