Kupa e Italisë, Udine eliminon Interin

09/01/2014 00:00

Udinese-Inter përfundon me rezultatin 1-0, me një gol të shënuar nga Maicosuel, në minutën e 32 të pjesës së parë, dhe me eliminimin e zikaltërve nga Kupa e Italisë.

Skuadra e Guidolin avancon kështu në çerekfinalet e këtij kompeticioni, ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Milan-Spezia.

Ndërkohë Inter, një ekip konfuz dhe sërish humbës në një tjetër përballje, “çertifikon” kështu momentin e krizës. Është humbja e tretë në 4 ndeshjet e fundit, dy të tjerat i ka me Napoli-n e Lazio-n, ndërsa i vetmi sukses ka qenë në derbin me Milan.

Për zikaltrit është kthyer në fushë Milito, i cili ka qenë më i miri për zikaltrit, por që nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin e Interit nga ky kompeticion.

Formacionet e ekipeve kishin shumë risi, siç ndodh zakonisht në të tilla faza të Kupës së Italisë. Milito e nisi takimin si titullar, ndërsa Palacio dhe Di Natale, dy golashënuesit më të mirë të ekipeve respektive, ndodheshin në pankinë.

Më herët, Roma ka mposhtur me të njëjtin rezultat minimal 1-0 Sampdoria-n, duke kaluar në çerekfinale, ku do të vihet përballë Juventus, ndaj të cilëve do të kërkojë hakmarrje. Vasilis Torosidis shënoi të vetmin gol në minutën e 6 të takimit të zhvilluar në “Olimpico”, ku debutoi edhe blerja e re e kryeqytetasve, Radja Nainggolan.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta