Kupa e Italisë, Fiorentina kalon në çerekfinale

09/01/2014 00:00

Fiorentina iu bashkua Juventusit në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pas fitores 2-0 gjatë së mërkurës kundër Chievo-s.

Spanjolli Joaquin kaloi në avantazh ekipin “viola” në minutën e 29, ndërsa kroati Ante Rebic dyfishoi rezultatin në minutën e 2 shtesë të pjesës së parë. Pjesa e dytë nuk ndryshoi asgjë sa i përket rezultatit, por skuadrat u reduktuan me nga 1 lojtar secila, si pasojë e kartonave të dytë të verdhë, ndaj Ambrosini-t dhe Sardo-s.

Fiorentina do të përballet me Catania-n ose Siena-n për të diskutuar një “biletë” për në gjysmëfinalet e Kupës, ndërkohë që Juventus kishte siguruar çerekfinalet që në Dhjetor, kur mposhti 3-0 Avellino-n e Serisë B.

Zlatan, “tripletë” në pjesën e 1. PSG fiton 5-2

Zlatan Ibrahimovic dhe Paris Saint-Germain shpërthyen në raundin e 9 të Kupës së Francës, të mërkurën, teksa mposhtën 5-2 Brestin e ligës së dytë.

Ibra shënoi vetëm gjatë pjesës së parë një “tripletë”, golin gjeti edhe Thiago Motta, duke mos i dhënë asnjë shans kundërshtarëve të kërkonin ndonjë befasi në pjesën e dytë, me fillimin e së cilës shënoi edhe argjentinasi Lavezzi.

Zlatan numëron tashmë 15 gola gjatë këtij sezoni. Lesoimier dhe Ayite shënuan nga një gol në secilën pjesë, sa për të ngushëlluar vendasit. Përballja e radhës për PSG-në do të jetë në transfertën e Montpellier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA