Vrasje e katërfishtë në Korçë

08/01/2014 00:00

Një histori dashurie e cila kishte brenda saj edhe tradhëtinë bashkëshortore ka shkaktuar një tragjedi të rëndë.

Në fshatin Gjonomadh, Bashkim Latollari u ka marrë jetën 4 personave me gjakftohtësi, ndërsa duket se arsyeja e vetme ka qenë një dashuri e verbër me një grua të martuar e cila ka vendosur t’i japë fund lidhjes 4-vjeçare me autorin.

Beliman dhe Daniela Meçollari janë viktimat e para të ngjarjes së rëndë, ndërkohë që autori pasi vrau të dashurën dhe bashkëshortin e saj u drejtua për në banesën e Rexhep dhe Valentina Metellarit të cilët ishin të afërmit e Belimanit.

Pa hezituar ai ka qëlluar edhe mbi ta duke e çuar në 4 bilancin e viktimave dhe më tej është dorëzuar tek kryeplaku i fshatit duke rrëfyer edhe krimin. Pasi është marrë në pyetje nga policia autori ka pranuar autorësinë për ngjarjen duke treguar se ai kishte një lidhje 4-vjeçare me Danjela Meçollarin dhe se kjo lidhje ishte prishur me ndërhyrjen e çiftit Metellari pasi Rexhepi ishte daja i bashkëshortit te saj.

Sipas autorit, ndërhyrja e tyre e kishte bindur 30-vjeçaren Daniela Meçollari që t’i jepte fund lidhjes dhe të qëndronte me bashkëshortin e saj, gjë që e ka verbuar autorin duke e bërë të marrë vendimin fatal për të vrarë 4 persona.

Dy nga viktimat, Rexhep dhe Valentina Metellarit kishin dalë nga burgu pak kohë më parë. Prej vitit 1992 ata vuanin dënimin për një vrasje, viktima ishte djali i xhaxhait të Rexhepit. Ndërkohë që autori i vrasjes së katërfishtë është një person me precedent penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA