Vlorë, hetimi ndaj zyrtarëve të INUK

08/01/2014 00:00

Prokuroria e rrethit të Vlorës ka përfunduar hetimin ndaj dy ish-përgjegjësve të Inspektoriatit Ndërtimor, proces nga i cili ka rezultuar se ata kanë kryer një seri shkeljesh.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave Ruzhdi Zeneli dhe Mario Kalushi akuzohen se nuk kanë ndërhyrë në prishjen e 65 moleve.

Sipas burimeve, molet ishin ndërtuar ilegalisht nga subjekte private në vijën bregdetare nga Radhima në Orikum.

Hetimi ndaj dy zyrtarëve nisi pas denoncimit të bërë nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit. Pritet që në ditët e ardhshme ndaj tyre të formulohet dhe akuza.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta