Kupa e Mbretit, Valencia ndal Atletico-n

08/01/2014 00:00

Helder Postiga ka shënuar një gol me kokë në sekondat e fundit të kohës shtesë, teksa Valencia e pati të vështirë por arriti të ndalte në barazim 1-1 kampionët në fuqi të Atletico Madrid, në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Kupës së Mbretit.

Atletico, që fitoi Kupën për herë të parë që prej vitit 1996 vitin e kaluar, kur mposhtnin rivalët e qytetit, Real Madrid, 2-1 në finalen e luajtur në “Bernabeu”, arriti të kalonte në avantazh me anë të Raul Garcia-s, një gol i shënuar në minutën e 68, por edhe falë 3 pritjeve të shkëlqyera në minutat e fundit nga Thibaut Courtois.

Gjithsesi, pasi ishin luajtur thuajse të 3 minutat shtesë të akorduara, Postiga goditi me kokë nga një distancë e afërt duke mposhtur Courtois.

Deri përpara këtij goli, ishte numri 1 kundërshtar i Courtois, Vicente Guaita, ai që kishte fituar të gjithë vëmendjen gjatë takimit, sidomos kur arriti të priste me vështirësi dhe me një dorë, gjuajtjen e Garcia-s gjatë pjesës së parë, që përfundoi pa gola, edhe pse bëri një gabim fatal kur pësoi më pas golin, në 45 minutat e dyta.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas 1 jave në Madrid, ndërkohë që të mërkurën do të luajnë disa prej çifteve të tjera të raundit të 1/8-ave të Kupës së Mbretit, ku spikat dueli Barcelona-Getafe, ndeshje në të cilën do të rikthehet të luajë edhe Lionel Messi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA