Kosovë, çmimet e FFK-së në futboll

08/01/2014 00:00

Sikurse çdo vit tjetër, Federata e Futbollit të Kosovës vlerësoi me mirënjohje punën e njërëzve më të dalluar në vitin 2013, përfshirë këtu edhe dhjetë futbollistët më të mirë të vitit.

Por, ndryshe nga herët e tjera, kjo ceremoni ishte më e veçantë, pasi i ftuar special ishte ish-mesfushori francez dhe tani trajner i kombëtares së Senegalit, Alain Giresse.

61-vjeçari u shpërblye nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për kontributin e dhënë ndaj futbollit kosovar.

Kompania “Digitalb”, e cila transmeton Superligën e Kosovës përmes kanaleve të “Supersport”, mori mirënjohje për kontribut të veçantë.

Drejtori i “Digitalb” për degën e Kosovës, Jonadër Bejo, njoftoi se kompania në fjalë ndan 3 shpërblime me abonime njëvjeçare në Ipko, për futbollistin më të mirë të vitit, për atë me karrierën më të mirë dhe për portierin më të mirë.

Komisioni për shpalljen e të vlerësuarve për vitin 2013 zgjodhi Afrim Toverlanin, si trajnerin më të mirë të vitit.

Nuk ishte aspak e vështirë të dihej se cila ka qenë skuadra më e mirë. Për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, Prishtina fitoi Kupën “Digitalb” të Kosovës dhe kampionatin, ndaj dhe e fitoi me plot meritë këtë çmim.

Çmimi i golashënuesit më të mirë të vitit i takoi futbollistit Astrit Fazli, që gjatë këtij viti realizoi 4 gola me Prishtinën, dhe 9 të tjerë me Ferizajn.

Ndërsa në listën “top 10” të futbollistëvë më të mirë, nuk u pa asnjë futbollist i Prishtinës. Vendi i 3 i takoi Qëndrim Dautajt, futbollist i Ferizajt, vendi i 2 për Semir Zenelin, e Llamkos Kosovës. Për herë të katërt në karrierë, çmimin e futbollistit më të mirë të vitit e fitoi lojtari i Hysit, Mentor Zhdrella.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA