Fier, 5 në pranga për vjedhje nafte

08/01/2014 00:00

Të paktën pesë persona janë arrestuar pasditen e së martës në Fier, në lidhje me vjedhjen e naftës nga kompania “Bankers Petroleum”.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave të arrestuarit janë roje dhe punonjës të tjerë të kompanisë, të cilët dyshohen për përfshirje në vjedhjen e 120 tonelatave naftë.

Sipas burimeve, të arrestuarit janë Florenc Meta, Vlasi Papathemiu, Paulin Vrushi, Rikardo Xhindoli dhe Juljan Baha, të cilët akuzohen për vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Ndërkohë, dy persona të tjerë, punonjës të një subjekti privat, janë shpallur në kërkim për akuza të ngjashme, shtojnë më tej burimet policore.

Top Channel