Arrestohet 33-vjeçari, akuzohet për trafik

08/01/2014 00:00

Policia ka arrestuar shtetasin Alban Gjoni nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

33-vjeçari nga Berati u arrestua si pronar i automjetit që u gjet i braktisur në fshatin Peshtan të Përmetit me 150 kilogram marijuanë në të.

Së bashku me të mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një tjetër person nga Vlora me inicialet K.Xh.

Mësohet se sasia e konsiderueshme e drogës ishte blerë në Lazarat dhe si destinacion kishte Vlorën, ku më pas do të hidhej në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA