Rally Dakar, Peterhansel rimerr kryesimin

07/01/2014 00:00

Stefan Peterhansel ka rimarrë kryesimin në garën e Rally Dakar. Pas një gare zhgënjyese në etapën e parë, piloti francez me makinën e tij “Mini” ka fituar etapën e dytë duke e mbyllur garën në vendin e parë me 46 sekonda më shpejt se spanjolli Karlos Sainz, i cili mban dhe vendin e dytë në renditjen e përgjithshme.

Në kategorinë e motorave ishte Sam Sanderlen me “Honda” ai që fitoi provën speciale. Për britanikun, i cili jeton në Dubai dhe stërvitet në shkretëtirë, kjo është fitorja e parë pas vitit 2012. Vendin e dytë e zuri kiliani Francisko Lopez dhe të tretin spanjolli Barreda Bort po me “Honda”.

Klasifikimin e përgjithshëm në kategorinë e motorave e udhëheq spanjolli Bort, i cili ndiqet nga Lopez dhe Sanderlend. Ka qenë i pafat në këtë etapë të dytë Alesandro Boturi, i cili u tërhoq nga gara për shkak të problemeve me freksionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA